Tuesday, 25. August 2026
Sport

Arne Slot brenda pesë ditëve mposhti Ancelottin dhe Guardiolan

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Arne Slot është njeriu i momentit në futbollin evropian.

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është në ecuri të jashtëzakonshme me ekipin e tij.

Liverpooli mposhti të mërkurën 2:0 Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Reds” prijnë në renditjen e përgjithshme të Championsit me 15 pikë nga pesë ndeshje.

Ndërsa sonte, Liverpooli i trajnerit holandez e mposhti edhe Manchester Cityn e Pep Guardiolas që e regjistroi ndeshjen e shtatë pa fitore (gjashtë humbje dhe një barazim).

Me këtë triumf, tani Liverpooli shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Arsenali dhe Chelsea.

Teilen: