Sunday, 23. August 2026
Sport

VIDEO/ Juventusi shmang turpin në shtesë, Venezia i merr pikë në Torino

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Një penallti e dhënë në minutat shtesë dhe e shndërruar në gol nga Dusan Vlahovic shmangu turpërimin e Juventusit në “Allianz Stadium” përballë Venezias.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2-2, me ekipin bardhezi që prej katër ndeshjesh në Serinë A njeh vetëm  shenjën x.

Juventus – Venezia 2-2

Juventus e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes një goli Gatit në pjesën e parë. Megjithatë, Venezia barazoi rezultatin në minutën e 61-të me Mikael Ellertsson.

Idzes, për befasinë e të gjithëve përmbysi shifrat me golin e 1-2 në minutën e 83-të. Vetëm në kohën shtesë Juventusi gjeti golin e barazimit me 11-metërsh, duke shmangur turpërimin para tifozëve të tij.

 

Teilen: