Thursday, 9. April 2026
Sport

Gjashtë gola në Madrid, Reali fiton vetëm një pikë! Shqiptari 24 minuta

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Real Madridi nuk ia del më shumë se një pikë nga stadiumi “Campo de Futbol de Vallecas” në Madrid. 

Reali merr një pikë në cilësinë e mysafirit në duel me Vallecanon, duke luajtur baras 3:3.

Ndeshje me kthesa në rezultat që përfundoi baras (3:3). 

Për Vallecanon shënuan: Lopez (4′), Mumin (36′) e Palazon (64′) dhe për Realin realizuan Valverde (39′), Bellingham (45′) e Rodrygo (56′).

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e 66-të apo 24 minuta në petkun e Vallecanos.

Pas javës së 17-të Barcelona kryeson me 38 pikë, ndërsa Reali është në vend të dytë me 37 dhe Vallecano në të 13-tin me 20 sosh.

Teilen: