Sunday, 23. August 2026
Sport

Barazimi i katërt radhazi, Vlahovic shpëton Juven në ekstrem

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Juve ka harruar se si fitohet në kampionat. Në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj skuadrës së Venezias dhe regjistroi barazimin e katërt radhazi.

Në Allianz Stadium në pjesën e parë Gatti (19′) zhbllokoisfidën duke devijuar goditjen me kokë të Thuram. Në pjesën e dytë u anulua një gol Yildiz. Në vazhdim, Ellertsson (61′) dhe Idzes (83′) përmbysën rezultatin, ndërsa Vlahovic (95′) shpëtoi bardhezinjtë nga pika e penalltisë.

Teilen: