• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Napoli me ritëm titulli, por vëmendjen e merr Kvaratskhelia, Conte bën prapa kthehu

13/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli nuk fal përballë Verona-s, triumfon me rezultatin 2-0 duke ruajtur provizorisht pozitat në krye të Serie A. Në “Maradona”, ekipi i Conte-s zgjidhi gjithçka me nga një gol për çdo pjesë.

Pas vetëm 5 minutash, kapiteni Di Lorenzo lëshoi një të majtë shumë të bukur, topi u përplas fillimisht në shtyllën pingule, për t’u devijuar në rrjetë nga portieri i Verona-s, për fatin e keq të kapitenin u konsiderua autogol. Napoli nuk e uli ritmin, por nuk arritën të gjenin prekjen fituese në zonë.

Me fillimin e pjesës së dytë ishte Anguissa që me një predhë të vërtetë dyfishoi shifrat duke hipotekuar këtë fitore që e vendos Napolin në pozita komode, në kuotën e 47 pikëve, 4 më shumë se sa Inter, por zikaltërit kanë dy ndeshje më pak.

“Sërish ata, Conte dhe Inter me ritëm titulli”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë.

Pavarësisht fitores, pas ndeshjes, interesimi më i madh i gazetarëve ishte në lidhje me të ardhmen e Kvaratskhelia, por Conte theksoi se nuk ka asgjë të mbyllur, nuk është e thënë që sulmuesi gjeorgjian do të transferohet te PSG gjatë janarit.

Fiton Napoli, por ngec Roma. Pas suksesit në derbit, ekipi i Ranierit nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertë përballë Bologna-s, madje ishin dhe më fat që dolën me një pikë pasi goli i barazimit erdhi në frymën e fundit, në minutën e 98-të, me Dovbyk që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Next Post

Flick: Krenar për këtë skuadër, Barça është ndërtuar për të fituar trofe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.