• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Foda udhëheq stërvitjen e dytë të kampit

13/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencial për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të lojtarëve.

Seancën stërvitore të mbajtur të hënën, e udhëhoqi selektori i Kombëtares A, Franco Foda, i cili nuk ishte i pranishëm në ditën e parë për çështje shëndetësore.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se Foda me vëmendje ndoqi performancën e futbollistëve që i ka ftuar në këtë kamp stërvitor.

Pas përfundimit të stërvitjes, disa prej lojtarëve ndanë përjetimet dhe emocionet nga dy ditët e para të këtij kampi stërvitor.

Leon Zeqiraj, i cili është pjesë e ekipit U20 të Sampdorias, u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregoj cilësitë e tij para stafit teknik të Kombëtares A.

Dion Gallapeni i skuadrës së Prishtinës, shtoi se ky kamp stërvitor është hap i rëndësishëm për të kuptuar filozofinë e lojës së trajnerit.

Ndërkohë, Luan Lleshi i Feronikelit ’74, u shpreh krenar që i është dhënë mundësi të jetë pjesë e këtij kampi.

Seanca e radhës stërvitore, do të zhvillohet të martën prej orës 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky kamp stërvitor prej katër ditësh, ka nisur të dielën dhe do të përfundoj të mërkurën.

Next Post

Bomba e merkatos: Milan pritet të transferojë yllin e Manchester Cityt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.