Saturday, 14. March 2026
Sport

Celticu insiston për Rexhbeçajn

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Celticut nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i Elvis Rexhbeçajt këtë verë.

Bëhet e ditur se është trajneri i Celticut, Brendan Rogers që po insiston ta ketë mesfushorin e Kosovës nën urdhrat e tij.

Mësohet se skuadra skoceze tashmë ka ofruar 4 milionë euro për ta bindur Augsburgun në lirimin e 27-vjeçarit, i cili ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2026.

Rexhbeçaj po kërkohet edhe nga Beshiktashi e Parma, por duket se Celticu është favorit për transferimin e tij në verë.

Në 26 ndeshje të luajtura këtë sezon, Rexhbeçaj ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat.

Teilen: