Interi do të përballet me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e kthimit për çerekfinalen Ligës së Kampioneve.
Zikaltërit morën një fitore të madhe në transfertë me shifrat 2-1 por kualifikimi vendosur të mërkurën në “San Siro”.
Skuadra e Inzagit duhet të tregojë kujdes për shkak se nëse 6 lojtarë ndëshkohen me karton të verdhë, rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen, në rast se Interi kualifikohet.
Të rrezikuarit janë kapiteni Lautaro Martinez, mesfushorët Nikolo Barela e Henrikh Mkhitarian si dhe mbrojtësit Benzhamë Pavar, Alesandro Bastoni dhe Denzel Dumfris.
PANORAMASPORT.AL