• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shpërthimi i Tudor pas triumfit të Juves: Zëvendësimet nuk më pëlqyen fare, të përmirësohen

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Duhej ta mbyllnim më herët ndeshjen. E përfunduam keq, pas topit të humbur nga Turam u krijua pak nervozizëm, por zhvilluam një ndeshje të mirë për 70-80 minuta. Mirë është kështu, jemi të kënaqur dhe ecim përpara”.

Screenshot 2025-04-14 164633

Pas fitores së dytë në tri ndeshje që e ngjit Juventusin në vendin e katërt, Igor Tudor qëndron me këmbë në tokë dhe përqendrohet te fundi i vështirë i ndeshjes për bardhezinjtë.

ZËVENDËSIMET- “Zëvendësimet nuk më pëlqyen. E thashë edhe në dhomën e zhveshjes, me pesë zëvendësime gjysma e skuadrës ndryshon dhe duhet të jesh i gatshëm. I kuptoj të gjitha, sepse kam qenë edhe vetë futbollist, por duhet të rritemi shpejt. Gjithsesi, nuk duhet të jemi të pakënaqur, duhet ta marrim si një mësim”

KOPMEINERS- “Kopmeiners kishte nevojë për një gol, bëri një ndeshje të bukur, e shoh ndryshe fizikisht dhe edhe nga ana mendore, është në rrugën e duhur. Vlahoviç bëri një ndeshje sakrifice, i mungoi goli. Zakonisht e shënon, por këtë herë fatkeqësisht nuk ndodhi”

GOL ALLA MOTA- “Nuk më pëlqejnë krahasimet me askënd, sidomos me trajnerë që kanë qenë këtu, sepse nuk më duket e sjellshme. Por ishte një gol shumë i bukur, kjo është e vërtetë. Kemi bërë disa seanca stërvitore për të zhvilluar lojën nga krahët, duke ndihmuar lojtarët të kuptohen më mirë”

SITUATA- “Nga ana psikologjike ishte një moment i keq, ndërsa fizikisht varet nga kërkesat e një trajneri. Për futbollin që më pëlqen mua, me ritëm, nevojitet një përgatitje fizike e veçantë, pastaj në futboll mund të fitosh në shumë mënyra, secili zgjedh të vetën”.

E ARDHMJA- “Përgjigjem gjithmonë njësoj. Jam mirë, jam i lumtur që drejtoj Juventusin dhe po përgatitem për stërvitjen e radhës”, tha ndër të tjera trajneri bardhezi Igor Tudor pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Van Dijk u jep tifozëve të Liverpoolit paralajmërimin e madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.