Sunday, 17. May 2026
Sport

Skuadra e Kontes synon të kthehet kërcënuese për Interin, publikohen formacionet zyrtare të Napoli-Empoli

GS 14/04/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli vazhdon ndjekjen e Interit në kreun e Serisë A dhe sot i duhen medoemos tre pikët që të mos ndalë trysninë ndaj zikaltërve në momentet kyç të sezonit.

sfdsdfsdfsdfsfdsfd

Ekipi i Kontes nuk ka aktivitete të tjera në të cilat të marrë pjesë, pasi nuk është as në Europë dhe as në Kupën e Italisë, ndaj mund të menaxhojë më lehtësisht lojtarët. Por edhe në sfidën e sotme ndaj Empolit që luan për mbijetesë e ku mungon Ismajli i dëmtuar, do të ketë dy zëvendësime të detyruara. Di Lorenco dhe Anguisa mungojnë për shkak pezullimi ndaj Konte ka zgjedhur Mazokin dhe Buonxhornon për t’i zëvendësuar.

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI (4-3-3): Meret; Mazoki, Rrahmani, Zhuan Zhezus, Olivera; Gilmur, Lobotka, MekTominej; Politano, Lukaku, Neres.
Trajner: Antonio Konte

EMPOLI (3-4-2-1): Vaskez; Gogliçidze, Marianuçi, De Shiljo; Giasi, Grasi, Henderson, Pecela; Facini, Kakaçe; Esposito.
Trajner: Roberto D’Aversa

PANORAMASPORT.AL

Teilen: