• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Futsalli përfshihet në LM “Prishtina 2030”

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. Pjesë e programit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” është përfshirë edhe futsalli.

Kështu ka njoftuar të hënën Komiteti Olimpik i Kosovës. Sipas KOK-ut, vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesëdhetare në mbledhjen e mbajtur në Ljubljanë të Sllovenisë.

“Pas diskutimeve produktive me FIFA-n, ICMG ka konfirmuar përfshirjen e futsallit si për meshkuj, ashtu edhe për femra, në programin zyrtar të sporteve të LM që do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030. Futsalli do të zëvendësojë zyrtarisht futbollin U21”, thuhet në vendimin e ICMG, shkruan KOK-u.

Në Kosovë, futsalli përcillet me shumë interesim. Ka skuadra mirë të organizuara, ndërsa nuk mungojnë edhe lojtarë të dëshmuar.

Më 8 shtator të vitit 2023, në Heraklion të Greqisë, u vendos që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të mbahen në Prishtinë.

Është kjo ngjarja dukshëm më e madhe sportive që do të organizohet në Kosovë. Punët në infrastrukturë dhe në fusha të tjera vlerësohet se do të jenë të mëdha që Prishtina e Kosova të jenë gati për të pritur mijëra sportistë nga shumë vende rreth Mesdheut.

Next Post

VIDEO/ Ish-lojtarët e Skënderbeut dhe Egnatias shkëlqejnë në një skuadër, gol dhe asist për të siguruar fitoren

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.