Dinamo Batumi ka mposhtur sot Samguralin me rezultatin 2-0. Protagonistë në këtë ndeshjen ishin dy ish-lojtarë të Superiores.
Bëhet fjalër për Uerdi Marën, që asistoi golin e parë për fitoren. Pasimi magjik në pjesën e parë rezultoi vendimtar për të zhbllokuar takimin.
Pas ish-lojtarit të Skënderbeut, skenën e mori Paulauskas. Ish-sulmuesi i Egnatias vulosi takimin me golin në minutën e 87-të.
Ndeshja kishte vlerë për javën e tetë të kampionatit. Aktualisht Dinamo Batumi mban vendin e dytë në kampionat.
Asisti i Marës: (VIDEO)
Goli i Paulauskas: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL