• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I janë shtrembëruar këmbët në mënyrë të çuditshme, Zambrota tregon: Kirurgët më shohin dhe më pyesin si është e mundur që ec

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhanluka Zambrota është një futbollist i cili ka fituar shumë në karrierën e tij, teksa ka veshur fanellat e skuadrave më në zë si Juventus, Barcelona e Milan, pa harruar këtu edhe Kupën e Botës me Italinë. Në një karrierë të tillë, dëmtimet nuk kanë munguar dhe tashmë 48-vjeçari ka zbuluar se cilat janë pasojat e tyre.

sdffdsfsdfsdsfdfsdsfd

Kohët e fundit në rrjete sociale janë bërë publike pamje të këmbëve të Zambrotës të cilët janë harkuar në mënyrë të çuditshme shumë nga jashtë. Një situatë e pazakontë, për të cilën ish-mbrojtësi ka shpjeguar në një podkast se po bëhet gati për ndërhyrje kirurgjikale.

“Gjatë karrierës time nuk kisha dëmtime të mëdha. Jam operuar tre herë në menisk, atë të brendshmin, gjëra shumë të thjeshta në krahasim me një ligament apo kroçiat. Në këtë moment nuk kam menisk të brendshëm as në këmbën e majtë, as në të djathtën, ndaj me kalimin e kohës, këmbët janë harkuar. Sot jam një model laboratori për shumë kirurgë”, tha ai duke qeshur.

“Kirurgët më shohin dhe më pyesin se si është e mundur që ia dal të ec. Ky problem u theksua me kalimin e kohës, për shkak të një prirje gjenetike si edhe të faktit që nuk kam meniskun e brendshëm. Duhet të kisha bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale më parë”, tha Zambrota duke treguar se shumë shpejt do të bëjë të tillë për të korrigjuar disi shtrembërimin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.