• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Distancohet nga bastet e paligjshme

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alvaro Morata është distancuar nga çështja e basteve të paligjshme në Itali.

Sulmuesi spanjoll, ish-lojtar i Milanit dhe aktualisht te Galatasaray, ishte përmendur në disa hetime të bisedave të Nicolo Fagiolit, i cili ka reaguar për lajmet e fundit në rrjetet sociale.

Në veçanti, në një bisedë me ish-shokun e skuadrës në ekipet e moshave, Zanandrea (sot te Fiorentina), ish-mesfushori i Juventusit fliste për një “Alvaro”, që e ndihmonte në blerjen dhe shitjen e orëve, mjet për të fshehur borxhet nga lojërat e fatit.

Një rol që Morata, emri i të cilit, për më tepër, nuk figuron në procesverbalet e prokurorisë, e mohon kategorikisht: “Kam parë informacionet që po qarkullojnë për mua dhe dua të sqaroj se e vetmja gjë në të cilën e kam ndihmuar Fagiolin këto vite ka qenë t’i jap këshilla për karrierën e tij, si mik dhe si person me më shumë përvojë se ai.

Nuk kam ditur kurrë asgjë për situatën e tij.

E dua shumë Nicolon dhe shpresoj që të mund t’i përmirësojë sa më shpejt të gjitha gabimet e tij, por unë nuk kam të bëj fare me këtë çështje dhe ju lutem të mos përhapni lajme të rreme apo gënjeshtra.

E përsëris: i mohoj të gjitha informacionet që kanë dalë, sepse janë të rreme. Faleminderit!”.

Next Post

Lotar Mateus “tradhton” zikaltërit: Herri Kejn i ka ruajtur disa gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.