Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rrezikon dënim të rëndë

GS 16/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ka vende ku nuk mund të bësh shaka me drogën.

Edhe nëse është kanabis, tashmë i legalizuar në shumë shtete në SHBA.

Jarred Shaw, një basketbollist 34-vjeçar që ka luajtur për Tangerang Hawks, skuadër të ligës indoneziane që nga viti 2022, u arrestua pasi tentoi të kontrabandonte drogë në vend, tha policia lokale.

Ligjet strikte të Indonezisë për këtë çështje parashikojnë dënime që variojnë nga burgimi i përjetshëm deri në dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë. Në të kaluarën, trafikantët e dënuar janë ekzekutuar me pushkatim.

Ronald Sipayung, kreu i policisë së aeroportit Soekarno-Hatta, tha se autoritetet bastisën apartamentin e Shaw jashtë kryeqytetit Xhakarta, ku kapën 132 karamele me kanabis.

Teilen: