Bajerni i Mynihut është kampioni i Gjermanisë për sezonin 2024-‘25.Leverkusen do ta përfundojë sezonin si nënkampion, që do të thotë se të dy klubet janë kualifikuar tashmë për Ligën e Kampionëve. Kiel dhe Bohum kanë rënë matematikisht në Bundsligën 2. Ndërkohë që në 90 minutat e fundit luhet shumë. Luhen dy vende në Champions, luhen vendet për Europën, por luhet edhe vendi i tretë nga fundi që do të shkojë në play-out.
CHAMPIONS – Në lojë janë ende dy vende, por kush do ta zërë në fund vendin e tretë dhe të katërt? Eintrahti i Frankfurtit e nis garën më i avantazhuar, Fraiburg dhe Borusia Dortmund janë kandidatët e tjerë për Ligën e Kampionëve. Eintrahti përballet pikërisht me Fraiburgun në transfertë në një duel të drejtpërdrejtë. Meqenëse Frankfurti dhe Freiburgu luajnë kundër njëritjetrit në javën e 34-të, një fitore me tre gola do ta bënte Dortmundin të kalonte Fraiburgun (nëse Fraiburgu nuk fiton) ose Frankfurtin (nëse Fraiburgu fiton).
LIGA E EUROPËS – Vetëm vendi i pestë kualifikohet për pjesëmarrje në Europa League, me një vend tjetër në këtë garë që i shkon fituesit të Kupës së Gjermanisë (Shtutgarti ose Arminia Bielefeld). Frankfurti dhe Fraiburg kanë siguruar tashmë të paktën vendin e pestë, që do të thotë se patjetër do të luajnë të paktën në Europa League sezonin e ardhshëm. Dortmund mund të sigurojë të paktën vendin e 5-të në ndeshjen e fundit, ndërsa BVB-së i duhet vetëm një pikë kundër Kiel për ta arritur këtë.
LIGA E KONFERENCËS – Mainci dhe Lajpcigu, që kanë nga 51 pikë do të duelojnë për vendin e gjashtë në javën e 34-të. Teorikisht, të dyja mund të arrijnë BVB-në, e cila për këtë arsye ende nuk e ka siguruar vendin e saj në Ligën e Konferencës. Një tjetër skuadër që mund të kapë Ligën e Konferencës është Verderi, ndonëse vetëm me shanse teorike, pasi duhen një sërë kombinimesh të favorshme.
PLAY-OUT – E gjithë gara është për skuadrat që do të shkojë në play-out, me Kiel dhe Bohum të rënë matematikisht. Në “luftë” janë tri skuadra (Sankt Pauli, Hoifenhajmi dhe Haidenhajmi), por me gjasa ky i fundit do të përfundojë në play-out.PANORAMASPORT.AL