• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sane në Monako për festë, te Bajerni nuk dinë gjë! Mesfushori problematik hap një tjetër debat te bavarezët

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajerni i Mynihut ka siguruar titullin kampion dhe festat e ndryshme të organizuara nga klubi apo nga vetë lojtarët janë kthyer në temë dite në Gjermani. 2214577887Klubi kampion në Bundesligë është përballur me kritika për shkak të udhëtimit në Ibiza, ndërkohë që kampionati nuk ka përfunduar ende. Kjo ka qenë një festë e organizuar nga klubi, por ka pasur dhe festa të tjera të lojtarëve të Bajernit, për të cilat klubi nuk është në dijeni. I tillë është rasti i mesfushorit problematik Leroi Sane.

Mesfushori i cili është kthyer në qendër të vëmendjes për mungesën e rinovimit me klubin, së fundmi është fotografuar duke festuar në Monako, me shumë gjasa pa lejen e klubit. Kjo ka ngjallur të tjera debate në Mynih, ndërkohë që si trajneri Kompani, ashtu dhe drejtori Eberl, kanë mbetur të befasuar nga fotot e Sane në Monako. Përpara ndeshjes së fundit në Bundesligë kundër Hofenhajmit (sot, ora 15:30) gazeta “Bild” i bëri një pyetje të diskutueshme trajnerit të Bajernit, Vinsent Kompani, (39) dhe drejtorit sportiv, Maks Eberl (51) Tema: Udhëtimi blic i Leroi Sane (29) në Monako. Dhe zyrtarët e Bajernit u habitën dukshëm, ata nuk dinin asgjë për këtë! Kompani, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të “Bild”, tha: “Nuk i kam parë fotot dhe kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë. Nuk është problem për mua sepse nuk e di ende”.

Këtu nisi edhe debati, sepse gazetari Haiko Niderer vazhdoi me ngacmimin: “Ja tani që e morët vesh që ka shkuar në Monako, a keni ndonjë koment?”. Trajneri Kompani i ka qëndruar linjës së tij: “Nuk mund t’i besoj të gjitha ato që thua. Duhet t’i shoh më parë”. Më tej, Kompani shtoi: “Për mua, gjëja më e rëndësishme është që ne gjithmonë i kemi zgjidhur të gjitha problemet që kanë lindur brenda rrethit tonë. Kjo do të vazhdojë të jetë kështu. Edhe në të ardhmen, është më mirë për mua që ju të jeni i fundit që e merrni vesh”.

Veç trajneri Kompani, as drejtori Maks Eberl nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi të Sane në Monako. “Kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë. Nëse është kështu, do ta diskutojmë brenda ekipit”, komentoi ai. Qëndrimet e Kompani dhe Eberl nënkuptojnë faktin se udhëtimi i shpejtë i Sanesë nuk ishte dakordësuar me klubin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ditë e paharrueshme, festë e madhe në rrugët e Barcelonës për triumfin e trefishtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.