Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit, Dean Huijsen, nga Bërnmuthi.
“Los Blancos” kanë nënshkruar kontratë 5-vjeçare me spanjollin teksa i kanë paguar 60 milionë euro klubit të Premier Ligës.
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
PANORAMASPORT.AL