Kristal Palas ka shënuar sezonin më të suksesshëm në historinë e vet, teksa ka fituar Kupën FA duke mundur në finale skuadrën e Mançester Sitit, për atë që është trofeu i parë madhor që nga krijimi i klubit londinez 119 vite më parë.
Skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner nuk vinte si favorite në finale, por luajti në mënyrë të guximshme në startin e sfidës duke gjetur shpejt golin e avantazhit me anë të Eze.
SHIH VIDEON
Më pas, ajo u kthye në mbrojte të këtij rezultati që mund të barazohej para fundit të pjesës së parë me penallti. Por Marmush gaboi nga pika e bardhë dhe bëri që ekipi i tij të shkonte në disavantazh në pushimin e ndeshjes.
SHIH VIDEON
Guardiola provoi gjithçka me ndërrimet në pjesën e dytë, ku ekipi i tij krijoi një mori rastesh para portës, por pa arritur të gjente golin që të do rihapte finalen. Ndaj me vërshëllimën përfundimtare në “Uembli”, ishte Kristal Palas që nisi festën për triumfin historik 1-0 që i dha trofeun.
Ndërsa për Mançester Sitin kishte vetëm zhgënjim pas një edicion të mbyllur pa asnjë trofe, një nga më dobëtit që kur drejtimin e mori Pep Guardiola.
PANORAMASPORT.AL