Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Guardiolën nuk e mbajnë nervat, sherr me portierin kundërshtar pas finales së humbur

GS 17/05/2025 1 Min. Lesezeit

Pep Guardiola nuk ka mbajtur dot nervat në fund të ndeshjes që skuadra e tij humbi në finalen e Kupës FA ndaj Kristal Palas. Trajneri spanjoll pa ekipin të dorëzohej përballë londinezëve që fituan trofeun e parë madhor në historinë e tyre dhe nuk ishte i kënaqur sidomos me festimet.

sdfdfssdffdsfdsdfsfds

Në fund të ndeshjes, Guardiola hyri në fushën e lojës dhe iu drejtua portierit Henderson, i cili kishte festuar i papërmbajtur këtë rezultat historik, pasi në fitoren 1-0 ishte edhe ai protagonist absolut, duke pritur penalltinë e Marmush.

Mes të dyve kishte shkëmbim fjalësh dhe Guardiola i nervozuar u desh të mbahej nga pjesëtarët e stafit të tij për të mos e përshkallëzuar edhe më shumë situatën.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

Teilen: