• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Basti” i Lamin Jamal: Ky është vetëm fillimi i një cikli të madh

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një natë të paharrueshme për Barcelonën, e cila u kurorëzua kampione e La Liga-s 2024-2025, pasi mposhti Espanjolin 0-2 në “Cornellà – El Prat”, Lamin Jamal shkëlqeu edhe një herë me talentin e tij.

JAMAL

Xhevahiri i akademisë së Barcelonës, i cili po lë një ndikim të madh në botën e futbollit, shënoi një gol të shkëlqyer që i hapi rrugën fitores përfundimtare dhe u vendos nga Fermin Lopez në minutat shtesë. Gjatë festimeve të titullit kampion me autobusin e hapur rrugëve të Barcelonës, ai ndau një mesazh që u shndërrua në një deklaratë të vërtetë.

“Dua t’u them të gjithë tifozëve të Barcelonës se kjo sapo ka filluar. Është e pamundur të lodhesh duke fituar. Kjo është diçka që e kam përgjithmonë në mendje”, tha Lamin Jamal për “ESPN”. Lojtari i ri vazhdon të përmirësojë rekordin e tij të arritjeve. Me tre titujt e këtij sezoni, ai tani ka fituar dy tituj në La Liga, një Kupë të Mbretit, një Superkupë të Spanjës dhe një Kampionat Evropian me “Furinë e kuqe”. “Është një ëndërr e bërë realitet.

Fitimi i La Liga-s me Barçën është i pabesueshëm, por ky është vetëm fillimi i asaj që duam të arrijmë”, deklaroi Lamine me një pjekuri që vazhdon të surprizojë edhe në moshën 17 vjeç. Xhevahiri i Barcelonës nuk e harroi ish-trajnerin Ksavi Hernandez, trajnerin që i dha mundësinë të debutonte me ekipin e parë kur ishte ende 15 vjeç.

“I jam shumë mirënjohës Ksavit, sepse pa të, asgjë nga kjo nuk do të kishte ndodhur. Ai është personi që u dha kaq shumë lojtarëve të rinj mundësinë të debutojnë dhe dua ta falënderoj nga këtu”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Idrizi largohet nga Trepça ’89 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.