Atalanta e Gasperinit triumfoi me përmbysje 2 me 3 ndaj Xhenoas, në duelin e vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A, duke ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë nga Interi i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.
Vendasit gjetën të parët rrugën e rrjetës me Pinamontin në minutën e 37-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë ishte Atalanta që shënoi me Sulemanën në minutën e 47-të, duke çuar shifrat në 1 me 1, ndërkohë që për Xhenoan ishte sërish Pinamonti, ai që në minutën e 58-të, shënoi dopietën personale.
Por bergamaskët nuk u dorëzuan duke reaguar menjëherë me Daniele Maldinin, i cili në minutën e 63-të, vendosi baraspeshën 2 me 2, teksa për golin e fitores mendoi Retegui në minutën e 89-të. Kjo ishte fitorja e 22 në kampionat për skuadrën e Gasperinit, 1 më pak se Napoli dhe Interi. Në duelin e fundit, Atalanta do të presë Parmën. Për sa i përket Gjimshitit, ai mungonte në këtë duel për shkak kartonash.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL