• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në Itali zbulojnë prapaskenat: Ardian Ismajli iu vetëofrua Napolit si lojtar i lirë

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Ismajli do të luajë dy ndeshjet e fundit në këtë sezon në Serinë A me Empolin dhe pastaj do i japë lamtumirën klubit të Serisë A.

Kontrata e mbrojtësit me klubin përfundon në qershor dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin mes tyre.

Kësisoj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një sistemimi të ri për të ardhmen dhe një nga hipotezat që ishte shfaqur shpesh në media ishte ajo e Napolit. Tashmë në mediat italiane raportohet se ka qenë Ismajli ai i cili nëpërmjet ndërmjetësve në periudhën e fundit i është vetëofruar napolitanëve.

Por këta të fundit, të përqendruar në luftën për titull, kanë lënë gjithçka në pritje sa i përket planeve të merkatos për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, profili i Ismajlit për momentin nuk duket ai i preferuari nga trajneri Konte, ndaj nuk pritet që për mbrojtësin shqiptar të ketë një përgjigje pozitive së shpejti.

Next Post

Zgjedhje surprizë e Milanit, drejtori i ri sportiv vjen nga… Arabia Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.