Milani është shumë pranë zgjidhjes së çështjes së drejtorit sportiv, me një zgjedhje të papritur të emrit që do të marrë këtë rol të rëndësishëm në radhët e kuqezinjve. Nuk do të jetë as Igli Tare dhe as ndonjë drejtor sportiv i rrëmbyer nga skuadrat rivale, pasi “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se kandidati më i mundshëm vjen nga Arabia Saudite.
Li Kongerton është emri i cili tërheq tashmë Milanin, i cili kërkon ta rrëmbejë atë nga radhët e Al Hilal në Rabinë Saudite, ku u transferua vetëm një vit më parë për të ndihmuar klubin të mblidhte yje në projektin e ri të shpenzimeve pa kufi të sheikëve.
Uellsiani Kongerton është 51-vjeçar dhe pas një karrierë në futboll jo shumë brilante, provoi edhe atë të trajnerit të moshave, të mbyllur te Çelsi ku e bënë zbulues talentesh. Detyra e parë si drejtues ishte në Bundesligë me Hamburgun, ku ishte ndër ata që afroi Çalhanollun nga Karlsruhe. Më pas u bë me radhë drejtor sportiv i Sandërlend, Sëlltik e Leister. Në vitin 2022 u transferua te Atalanta duke qenë pjesë e departamentit sportiv, ku insistoi në afrimin e Ademola Lukman, Ederson e Hojlund.
Në shkurtin e vitit 2024, ai i dha lamtumirën Atalantës, duke shkuar te Al Hilal, por tashmë duket se është gati të bëjë prapakthehu në Itali, në një detyrë të re te Milani.
PANORAMASPORT.AL