• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders-Siti dhe Teo-Real, Milani nis të “zbrazet”

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti e ka seriozisht për Tizhani Reijnders. Klubi anglez është gati të hidhet në sulm për mesfushorin e Milanit, i cili vjen pas një sezoni ku ka qenë protagonist, pavarësisht luhatjeve të shumta të skuadrës.

reijnders teo

Guardiola e sheh atë si numrin 8 ideal për ekipin e tij. “Citizens” do të ishin të gatshëm të ofronin mbi 50 milionë euro, por mund të shkojnë deri në 70 milionë për ta shkëputur nga kuqezinjtë që në merkaton e qershorit, para Kupës së Botës për Klube. Nëse një ofertë e tillë do të mbërrijë realisht, atëherë topi kalon te Milani dhe vetë lojtari, i cili, për më tepër, ka rinovuar së fundmi kontratën me klubin deri në vitin 2030.

Duke pasur parasysh që Milani, me shumë gjasë, nuk do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm, do të jetë e vështirë ta mbajnë, pavarësisht lidhjes së fortë që është krijuar me mesfushorin holandez. Rreziku, gjithnjë e më i prekshëm, është ai i një “rasti Tonali”, pasi edhe në vitin 2023 Milani vendosi të shesë mesfushorin e tij më të mirë në Angli (në atë rast te Njukasëll) për të arkëtuar para. Megjithatë, në atë kohë klubi vinte nga një titull kampioni të fituar një vit më parë dhe nga një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërsa sezoni që sapo ka përfunduar ka qenë një nga më zhgënjyesit e viteve të fundit. Një shitje e tillë do të ishte edhe më e vështirë për t’u pranuar nga tifozët kuqezinj.

TEO HERNANDEZ- E ardhmja e Teo Hernandezit te Milani është në dyshim prej kohësh. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2026, janë të pezulluara prej muajsh. Në këtë situatë, nga Spanja vijnë zëra për interesin e Real Madridit, që është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Teo i është ofruar vetë klubit madrilen për sezonin e ardhshëm, por aktualisht ai nuk është ndër prioritetet e klubit spanjoll. Skuadra e Alonsos, që do të ulet në stolin e Realit që nga Kupa e Botës për Klube, ka objektiva të tjerë: në krye të listës është Karreras, mbrojtës i majtë i lindur në vitin 2003 dhe pjesë e Benfikës, i cili ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh dhe gjithashtu pëlqehet nga Mançester Junajtid – që ka një opsion riblerjeje prej 18 milionë eurosh, të vlefshëm deri më 31 dhjetor 2025. Alternativa tjetër për Realin është Milos Kerkez, mbrojtësi hungarez i Bornmëthit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Real Madrid i ofron 2 milionë euro Liverpool-it

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.