Sot do të luhet java e fundit e Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Makedonija GP është zyrtarisht ekip që u ngjit në Ligën e Parë.
Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani përgatitet për festë, hyrjen për herë të parë në histori në elitën e futbollit të Maqedonisë.
Ata luajnë në Negotinë kundër Vardarit. Në rast fitoreje, Arsimi do të jenë në elitë.
Ndeshje e nxehtë do të luhet në Shtip mes Bregallnicës dhe Bashkimit të Kumanovës.
Bashkimi kërkon fitore duke shpresuar në dështim të Arsimit dhe pas disa viteve të rikthehet në Ligën e Parë.
Bashkimi ka edhe rrezikun tjetër, në rast të humbjes mund të mbetet dhe jashtë barazhit. Bashkimi është në vend të tretë me 60 pikë dhe ka 2 më shumë se Bregallnica në pozitën e katërt. Dy skuadrat e para futen direkt në elitë, vendi i tretë luan në barazh.
Sot java e fundit, e 30-të (ora 17.00)
Vardari (N) – Arsimi
Makedonija GP – Bellasica
Boreci – Ohri
Bregallnica – Bashkimi
Detoniti – Pobeda
Kozhuv – Novaci
Skopje – Sasa
Osogovo – Vardarski
TABELA: Makedonija GP 64 pikë, Arsimi 62, Bashkimi 60 (-3 pikë të hequra), Bregallnica 58, Detonit 43, Sasa 42, Ohri 42, Bellasica 40 pikë etj.