Wednesday, 13. May 2026
Sport

Thuajse spektator te Milani, Uoker mund të rikthehet te Mançester Siti

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Është duke u afruar fundi i sezonit dhe mes shumë gjërave që Milani duhet të bëjë dhe të marrë vendim, një prej tyre lidhet me të ardhmen e mbrojtësit Kajl Uoker.

uoker

Lojtari i huazuar nga Mançester Siti në merkaton e janarit me të drejtë blerjeje nuk do të jetë më në Milano. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, sepse ai do të merret në javën e ardhshme, por kuqezinjtë janë të orientuar për të mos e blerë kartonin e tij.

Mosha e madhe, rroga e lartë dhe fakti që nuk ka pasur impaktin pozitiv në skuadrën kuqezi bëjnë që drejtuesit kuqezinj të mos e kenë prioritet blerjen e kartonit të tij. Kështu që Uoker pritet të rikthehet sërish nën urdhrat e Guardiolës te Siti.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: