Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Tedi Cara nuk di të ndalet në Ukrainë, ish-kapiteni i Partizanit shënon dopietë për 17 minuta

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tedi Cara është padyshim transferimi më i goditur i Oleksandrijas në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit e ka ndeshjen e 12-të në kampion dhe ka shënuar dy golat e radhës.

bandicam 2025-05-18 15-36-13-736

Cara shënoi fillimisht në minutën e 4-t dhe më pas në minutën e 21-të. Sulmuesi shqiptar po udhëheq skuadrën e tij në ëndrrën për titullin kampion.

Gara është me Dinamo Kiev, që aktualisht po fiton po ashtu dhe do të siguronte matematikisht titullin kampion. Cara ndërkohë mund të thuhet se ka kaluar gjysmën e sezonit më të mirë të mundshme.

25-vjeçari ndodhet në kuotën e gjashtë golave dhe tre asisteve në 12 javë të kampionatit. Nga mars, Cara është preferuar si lojtari i muajit prej tifozëve të Oleksandrijës.

Goli i parë i Carës: (VIDEO)

Goli i dytë i Carës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: