Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Tifozët e PSV në “qiellin e shtatë”, thumbojnë Ajaksin pasi fitojnë titullin kampion: E keni? Është akoma i yni

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

PSV ka fituar titullin e 26-të kampion në historinë e futbollit holandez. Ky është trofeu i dytë radhazi që fitojnë, ndërsa të gjithë prisnin të ishte Ajaksi triumfues.

bandicam 2025-05-18 16-23-43-243

Skuadra e Ajaks lëshoi vendin e parë në javën e kaluar, nga një gol në minutën e 99-të. Fitoret e PSV dhe Ajaks sot mbyllën edicionin, që i rendit respektivisht si vend i parë dhe i dytë.

PSV luajti në transfertën e Sparta Roterdam ku dhe fituan 1 me 3. Pas vërshëllimës përfundimtare festa ishte e madhe.

Tifozët që kishin udhëtuar në transfertë, ndezën flakadanë dhe hapën një mesazh. “E keni? Është akoma i yni”. Një trofe që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e PSV.

Festa pas vërshëllimës përfundimtare: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: