• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Martinez drejt largimit nga Aston Villa, e kërkojnë dy gjigantët evropian

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri argjentinas i Aston Villa, Emiliano Martinez, është në qendër të spekulimeve për tregun e kësaj verë.

 

‘Gardiani’ argjentinas duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi anglez, teksa raportohet se dy gjigantët evropianë, Manchester United dhe Barcelona, kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e tij.

Pas fitores së Villas ndaj Tottenham-it të premten mbrëma – e cila ishte edhe ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon, Martinez u pa tepër emocional, duke ngritur dyshime se ai mund të kët zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në “Villa Park”.

Kur trajneri Unai Emery u pyet për të ardhmen e portierit kampion bote, ai nuk dha garanci se Martinez do të mbetet pjesë e skuadrës edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas “DSports”, Aston Villa është e detyruar të realizojë një shitje të madhe para datës 30 qershor, për të përmbushur kërkesat financiare të klubit. Martinez shihet si një nga asetet kryesore që mund të sjellë të ardhura të konsiderueshme për Aston Villan.

Po ashtu, raportohet se portieri 31-vjeçar tashmë ka në tryezë oferta konkrete kontrate nga të dy klubet, Manchester United dhe Barcelona, përpara se të nisin zyrtarisht bisedimet me Aston Villan për një çmim transferimi.

E ardhmja e Martinez mbetet e paqartë, por gjithnjë e më shumë duket se rruga e tij mund të çojë drejt një klubi të madh evropian këtë verë.

Next Post

Manchester United bën ofertë për Emiliano Martinez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.