Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ E mbyll në shtëpi duke shënuar gol dhe me zëvendësim special, Vardi largohet si legjendë e Leistër në Premier Ligë

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Xhemi Vardi ka luajtur ndeshjen e fundit në shtëpinë e Leistërit ndaj Ipsuiç. Sulmuesi i njohur në anglez shënoi sot golin e 200-të me Leistërin, ndërsa luajti ndeshjen e 500-të.

bandicam 2025-05-18 17-54-19-726

Një zëvendësim special iu rezervua në minutën e 80-të. Të gjithë shokët e skuadrës krijuan një tunel për ta nderuar. Edhe pas vërshëllimës përfundimtare, duartrokitjet ishin të gjitha për sulmuesin që largohet pas 13 vitesh ku u fitua titulli historik kampion.

Leistëri fitoi 2 me 0 ndeshjen ndaj Ipsuiç, që ishte e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligë. Të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Championship në edicionin e ardhshëm.

Goli i Vardit: (VIDEO)

Zëvendësimi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: