Wednesday, 13. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Dramë për skuadrën e lojtarit të Kombëtares U-21, federata shtyn ndeshjet në pritje të vendimit ekstrem

GS 18/05/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare shtyrja e ndeshjes mes Frosinones dhe Salernitanës. Të dyja skuadrat do të luanin në “play-out” nesër, për të mbetur në Serinë B.

convocazione-muca-sito

Federata ka njoftuar këtë vendim, pasi Breshia pritet të dënohet me rënien nga kategoria. 4 pikë do t’i uleshin klubit të njohur italian, që do të përfundonte në zonën e ftohtë pasi kampionati ka përfunduar.

Kjo situatë e paprecedentë vjen për Breshian pas muajit shkurt ku raportohen abuzime me pagesat dhe sigurimet. Shmangia e taksave është e pafalshme dhe rrjedhimisht dënimi, që pritet të konfirmohet në situatë të pazakontë.

Pjesë e Breshias është edhe Zylyf Muça. Ky i fundit debutoi në këtë sezon me ekipin e parë të Breshias dhe po ashtu me Kombëtaren U-21.

Kështu do të përfitonte edhe Sampdoria, që konsiderohet e rënë nga kategoria. Me shumë gjasa do të kishte më pas një finale në “play-out” mes tyre dhe Salernitanës. Në anën tjetër Frosinone do të shpëtonte.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: