• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia e vajzave mposht Partizanin dhe shpallet kampione e Superiores

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia është shpallur kampione e edicionit 2024-2025 në kampionatin e futbollit të vajzave, pasi mundi Partizanin 2-0 në finalen e “Final Four”.

Në sfidën e zhvilluar në “Arenën e Demave”, për vajzat kuqeblu shënuan Arbiona Bajraktari dhe Megi Doçi, duke siguruar trofeun e 12-të radhazi të kampionatit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 52-të Bajraktari zhbllokoi rezultatin. Doçi vulosi fitoren në minutën e 72-të. Pas ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës. Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, i dorëzoi medaljet dhe trofeun ekipit të Vllaznisë.

Me këtë sukses, Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Ëomen’s Champions League 2025 – 2026.

Partizani, si vendi i dytë, do të marrë pjesë për herë të parë në raundin para-eliminator të kompeticionit të ri UEFA Women’s Europa Cup. Në ndeshjen për vendin e tretë, Gramshi mposhti Apoloninë 2-1.

Next Post

LIVE GARA PËR TITULLIN/ Dopietë e Pedros, shtangen zikaltrit e Interit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.