• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Antonio Konte dhe trajneri i Parmës shahen me ulërima, si ndodhi sherri masiv dhe pasuan kartonët e kuq

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e zjarrtë mes Parmës dhe Napolit u mbyll me shifrat 0-0 dhe trajnerët Kristian Kivu dhe Antonio Konte u përjashtuan të dy pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Kjo për shkak të një përplasje që patën në minutat e fundit të sfidës, ku shkak u bë ndeshja që po zhvillohej mes Interit dhe Lacio.

bandicam 2025-05-19 10-33-46-247Në zonën e pankinave shpërtheu kaosi, pasi Lukaku u përpoq të informonte të gjithë skuadrën për rezultatin që vinte nga “San Siro”, ndërsa Konte nga ana e tij u përpoq të frenonte entuziazmin, duke mbajtur lart përqendrimin. Pra, një konfuzion i madh, që u përhap edhe te pankina e Parmës.

Konte pati një përplasje shumë të fortë me një bashkëpunëtor të Kivu, pra Galjardi, që më pas kaloi edhe te trajneri verdheblu. U shkëmbyen fjalë të rënda, me trajnerin e Napolit të tërbuar edhe për vonesat e supozuara të kundërshtarëve. Bashkëpunëtorët e tij, dhe vetë lojtarët, në krye Lukaku, u përpoqën ta qetësonin dhe ta largonin. E gjitha për të shmangur masa më të rënda. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur kartonin e kuq, i ndarë me trajnerin e Parmës.

Para se të largohej nga fusha, i “shoqëruar” në brendësi të stadiumit, Konte bërtiti fjalë aspak të lehta ndaj dikujt nga pankina e Parmës, ende dukshëm i tërbuar. Menjëherë vrapoi në tribunë për t’i dhënë udhëzimet e fundit skuadrës. I rraskapitur në intervistën pas ndeshjes, me hidhërimin për mungesën në atë që mund të jetë ndeshja e fundit, ajo e titullit kampion ndaj Kaljarit. (VIDEO)

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Messi: Rivaliteti më Ronaldon ishte luftë në vete

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.