• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juve padron i fatit të tij, Roma e Ranierit “zhyt në errësirë” Milan-in, kuqezinjtë jashtë Evropës pas 9 vitesh

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventus është padron i fatit të tij. Dy javë nga fundi i Serie A, 6 ishin skuadrat në garë për vendin e 4, ose më saktë vendin e fundit që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm. Juventus në Torino bënë detyrën teksa mposhti Udinesen me shifrat 2-0. Skuadra e Igor Tudor arriti të zgjidhë gjithçka vetëm në fraksionin e dytë, teksa ishte Nico Gonzales që mori një top të artë në zone nga Yildiz e me të majte gjen rrjetën për zhbllokimin e shifrave. Goli i dytë e që do të mbyllte llogaritë u realizua dy minuta nga fundi me anë të sulmuesit serb Dusan Vlahoviç. Tashmë Juventus duhet të fitojë në javën e fundit ndaj Venezias në transfertë për të siguruar vendin e 4.

Një super Roma ndërkohë fundos Milanin. Tifozët verdhekuqtë bënë një pritje spektakolare teknikut Claudio Ranieri në sajë të një koreorafie gjigande në prag të nisjes së garës, me Ranierin që drejtoi Romën në ndeshjen e fundit në Olimpico. Sa i takon asaj që u luajt në fushën e blertë Roma dominoi mbi kuqezinjtë teka arriti të fitojë me rezultatin 3-1. Mançini çeli serinë e golave që në minutën e 3 për vendasit. Gara do të merrte një kthesë negative për Milanin pas daljes nga loja me karton të kuq të sulmuesit meksikan Gimenez në mesin e pjesës së pare. Megjithatë “Djalli” do të gjente golin e barazimit në minutën e 39 me anë të Joao Felix. Roma do të përfitonte nga superioriteti numerik teksa në pjesën e dytë do të shënonte dy gola të tjerë me Paredes dhe Cristanten, duke mbyllur sfidën me rezultatin final 3-1.

Milan zhgënjen, me kuqezinjtë që për here të pare pas 9 viteve, sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesëmarrës në asnjë prej kompeticionev evropiane, ndërsa Roma shpreson deri në fund për vendin e 4, q% do të ishte qershie mbi torte, për të kurorëzuar një gjysëm sezoni fantastic, që kur timonin e kryeqytetasve e mori në dorë Claudio Ranieri.

Next Post

VIDEO/ Titulli i Serisë A një hap larg, tifozët presin në mënyrë madhështore ekipin e Napolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.