Wednesday, 13. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Nuk fitoi titullin kampion të Holandës, trajneri i Ajaksit jep dorëheqjen pas vetëm një sezoni

GS 19/05/2025 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Ajaksit, Françesko Farioli dha dorëheqjen nga klubi pasi nuk fitoi titullin në Holandë. Ai iu bashkua skuadrës në verën e 2024-ës ku nënshkroi një kontratë tre-vjeçare, por 36-vjeçari nuk e ka përballur dot humbjen dhe ka preferuar të largohet.farioli“Udhëtimi im në Ajaks filloi pothuajse një vit më parë, në De Toekomst, me qëllim që ta ktheja Ajaksin aty ku i takon. Dhe përfundoi në Johan Krujf ArenA, duke e sjellë më në fund Ajaksin përsëri në Ligën e Kampioneve, skenën më të madhe të futbollit evropian. Ne donim të sillnim energji të re në të gjithë komunitetin e Ajaksit, duke ndarë një mënyrë pozitive pune dhe të menduari me klubin në të gjitha nivelet. Të jesh trajneri i parë jo-holandez i Ajaksit që nga viti 1998 dhe trajneri i parë italian i klubit ka qenë një privilegj absolut, së bashku me stafin tim, e përqafuam këtë sfidë të madhe me respekt, përgjegjësi, pasion dhe vendosmëri për të pasur sukses. Fitimi i respektit dhe mbështetjes nga tifozët, të cilin e ndienim gjatë gjithë sezonit, kishte shumë rëndësi për mua dhe stafin tim. Jetuam momente të pabesueshme dhe të paharrueshme të gjithë së bashku: një sezon unik, intensiv dhe emocional në të cilin ndanim besimin, shpirtin luftarak dhe krenarinë, duke arritur më në fund qëllimin tonë, duke përmbushur misionin tonë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: