Wednesday, 13. May 2026
Sport

E bujshme nga Spanja, Barcelona rrezikon titullin kampion për çështjen me lojtarin spanjoll

GS 19/05/2025 2 Min. Lesezeit

Osasuna po mendon seriozisht për të dërguar çështjen me Barcelonën në Gjykatën e Sportit në Spanjë. Gjithçka lidhet me ndeshjen e luajtur më 27 mars ku Barça korri fitore, ndërsa Osasuna pati pretendime për aktivizimin e Inigo Martinez.

barcelona

Mbrojtësi spanjoll u largua asokohe nga përfaqësuesja e Spanjës, për shkak dëmtimi. Në rregulloren e FIFA-s, një lojtar që tërhiqet për shkak dëmtimi nga kombëtarja nuk mund të luajë me klubin e tij për 5 ditët e ardhshme. Dhe ky afat nuk u respektua siç pretendon Osasuna.

Rivalët e Barçës i kanë humbur dy beteja të mëparshme për këtë çështje. Fillimisht Komiteti i Disiplinës dhe më pas ai i Apelit në federatën spanjolle, nuk u dhanë të drejtë.

Tashmë po studiohet hapi i fundit, ndërsa afati i fundit është më 29 maj. 3 pikë do të ishin vendimtare për Osasunën, që kërkon të marrë pjesë në Europë për sezonin e ardhshëm.

Jo vetëm kaq, pasi në të njëjtën kohë edhe Barcelona do të rrezikonte titullin. Dhe pse e ka festuar fitimin e trofeut, në rast se Osasuna apelon sërish dhe fiton gjyqin, atëherë Barça do të varej nga ndeshja e fundit.

Aktualisht skuadra e Flik numëron 4 pikë më tepër se Reali dhe ka mbetur një ndeshje për t’u luajtur. Në rast se 3 pikët do t’i hiqeshin Barçës, atëherë java e fundit do të rezultonte vendimtare. Ky skenar i raportuar nga “Mundo Deportivo” ka tërhequr mjaft vëmendje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: