• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekordmeni Kejn përsërit veten, fiton për të dytin vit radhazi “Këpucën e Artë” të Bundesligës

19/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Herri Kejn fitoi “Këpucën e Artë” të dytë radhazi të Bundesligës, pasi e përfundoi sezonin 2024-‘25 me 26 gola për Bajernin. Anglezi e mbylli sezonin me një gol të realizuar pasi erdhi nga stoli në fitoren 4-0 të kampionëve ndaj Hofenhaimit.

kejn

31-vjeçari, i cili shënoi mesatarisht një gol çdo 92 minuta në 31 paraqitjet e tij në Bundesligë, duke i shtuar 36 golat e tij në 32 ndeshje sezonin e kaluar, është lojtari i shtatë i ndryshëm i Bundesligës që fiton çmimin e “Këpucës së Artë” dy vite radhazi. Patrik Shik (Leverkusen) dhe Serhu Guirasi (Dortmund) ishin sfiduesit më të afërt të anglezit me nga 21 gola secili, të ndjekur nga Xhonatan Burkard i Maincit (18 gola) dhe Tim Klaindinst i Gladbahut (16 gola).

Kejn humbi vetëm tri ndeshje të kampionatit këtë sezon. Ai shënoi dy ose më shumë gola në 6 ndeshje të ndryshme. Ai gjithashtu shënoi 11 gola në Champions dhe një në Kupë. Në total, Kejn tani ka shënuar 82 gola në 92 ndeshje zyrtare për Bajernin, përfshirë 62 nga 63 paraqitje në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Europiani U17 në Shqipëri/ Gol që në minutën e parë, Franca i jep leksion Gjermanisë dhe i bashkohet kreut në grupin e kuqezinjve (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.