Wednesday, 13. May 2026
Sport

Europiani U17 në Shqipëri/ Gol që në minutën e parë, Franca i jep leksion Gjermanisë dhe i bashkohet kreut në grupin e kuqezinjve (VIDEO)

GS 19/05/2025 1 Min. Lesezeit

 

Franca ka nisur me fitore sot pjesëmarrjen e saj në Europianin U17 që zhvillohet në vendin tone, duke mposhtur në Elbasan një rival shumë të fortë në letër si Gjermania.

bandicam 2025-05-19 22-07-07-265

Megjithatë, përballja e Grupit A në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria, u mbyll shumë shpejt. Kjo, për faktin se Azizi shënoi që në minutën e parë të sfidës për francezët, ndërsa Nguesan dyfishoi shifrat në minutën e 12.

Gjërat u bënë më të thjeshta për “gjelat” në minutën e 31-të kur Kaba i Gjermanisë u ndëshkua me karton të kuq dhe ata administruan rezultatin, duke shpërdoruar edhe raste të tjera derisa gjetën golin e tretë me Batola në pjesën e dytë të ndeshjes.

Goli i Azizi (VIDEO)

Goli i Nguesan (VIDEO)

Goli i Batola (VIDEO)

Kësisoj, Franca i bashkohet me 3 pikë Portugalisë në kreun e Grupit A, me përballjen e radhës që do të jetë mes këtyre dy ekipeve. Ndërsa Gjermania do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen tjetër të grupit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: