Luka Modriç pritet të qëndrojë me Realin e Madridit edhe për një sezon tjetër. Ky është lajmi që ka bërë me dije “Radio Marca” si një kërkesë e shprehur nga trajneri i ardhshëm i “Los Blancos”, Ksabi Alonso.
Trajneri i lindur në Tolosa, i cili do të marrë drejtimin e klubit në “Santiago Bernabeu” pas disa javësh, e konsideron përvojën e kroatit si një figurë të rëndësishme në lidership. Mesfushori, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025, do të luante edhe një sezon te Real Madridi, duke mbërritur në atë që do të ishte sezoni i tij i katërmbëdhjetë te klubi “Concha Espina”.
Një zgjatje surprizuese e kontratës për një lojtar që do të mbushë 40 vjeç shtatorin e ardhshëm dhe që ka luajtur rol gjithnjë e më të vogël nën drejtimin e Karlo Ançelotit në këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL