Pas Dean Huijsen dhe Trent Aleksandër Arnold, Real Madridi dëshiron të përforcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, madrilenët duan shërbimet e Alvaro Karreras.
Spanjolli i cili luan për Benfikën ka arritur marrëveshjen personale me galaktikët, por klubi portugez këmbëngul që “Los Blancos” të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh.
Gjithçka pritet të ndodh në ditët në vijim, por e sigurt është që Reali dëshiron ti përshpejtojë gjërat me Alvaron.
PANORAMASPORT.AL

