• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani kthehet fuqishëm te Igli Tare, javën e ardhshme merret vendimi përfundimtar

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani është rikthyer me një bindje të fortë për Igli Taren për rolin e drejtorit sportiv të ardhshëm. Pas kontakteve të javëve të fundit, shqiptari është përsëri emri i nxehtë për kursin e ri të kuqezinjve.

tare

Në takimin në Romë ditët e fundit dhe në samitet e fundit, palët janë afruar në një mënyrë të rëndësishme: Tare ka bindur Xhorxho Furlanin, CEO-n e Milanit dhe përgjegjës për zgjedhjen, aq sa është planifikuar një samit për fillimin e javës së ardhshme që mund të jetë vendimtar për tymin e bardhë të shumëpritur.

Diskutimet e ditëve të fundit, kanë qenë të frytshme për të dyja palët. Megjithatë, përpara marrëveshjes dhe nënshkrimeve, do të nevojitet një takim përfundimtar. Shkurt, Milani duket se është i vendosur t’ia japë Tares çelësat për rindërtimin e projektit teknik pas vështirësive të këtij sezoni, me një punë në horizont që pritet të bëhet në një ekip që e ndërton atë në harmoni me anët financiare dhe të vëzhgimit.

Lidhur me kërkimin për drejtorin sportiv të ardhshëm, fjalët e fundit për këtë çështje nga vetë Furlani ishin këto: “Disa ditë më parë kisha komentuar tashmë për këtë çështje, duke thënë se ende nuk ishte marrë asnjë vendim. Sot jemi në një pikë të ngjashme: nuk ka asgjë të re, nuk ka zgjedhje. Jemi të përqendruar në zgjedhjen e dikujt që do të bëjë mirë për Milanin, personin e duhur dhe rolet e duhura. Identiteti? Dikush që do të na bëjë të fitojmë”.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën preliminare me futbollistët e përzgjedhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.