• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Bryjne i thotë lamtumirë “Etihad”-it, Pep: Rëndësi ka Championsi

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola nuk ka ofruar asnjë garanci se Kevin de Bryjne do të jetë titullar në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për Mançester Sitin.

guardiola

Mesfushori belgu, i cili do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë këtë verë, do të luajë në stadiumin “Etihad” për herë të fundit me fanellën e Sitit kundër Bornmëthit sonte mbrëma. Megjithatë, me Sitin që nuk e ka siguruar ende kualifikimin në Ligën e Kampioneve, trajneri Guardiola nuk do të udhëhiqet nga emocionet në përzgjedhjen e formacionit për ndeshjen e parafundit të Premier Ligës.

Trajneri tha në konferencë: “Ajo që dëshiron Kevin është që ne të fitojmë ndeshjen për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që dëshiron Kevin. Nuk mund të jetë ndryshe. Unë do të vendos për më të mirin në mënyrë që të kemi shansin më të mirë për të fituar ndeshjen kundër Bornmëthit”.

Një fitore ndaj rivalëve të tyre, do ta ngrejë Sitin në vendin e tretë në Premier Ligë përpara ndeshjes së tyre të fundit të sezonit, kundër Fulhamit të dielën. Humbja do t’i linte ata në vendin e gjashtë dhe me vetëm një pikë që ndan ekipet nga vendi i tretë në të shtatin, në një betejë të ngushtë për pesë vendet e para. “Qytetarët” janë kualifikuar për në Ligën e Kampioneve çdo vit, që nga sezoni 2011- 12. “Sigurisht që është e rëndësishme”, tha Guardiola.

“Kemi qenë aty për 14 ose 15 vitet e fundit dhe është vendi ku duam të jemi. Por, nëse nuk do të jemi atje, është sepse nuk e meritojmë dhe do të luajmë në Ligën e Europës. Por unë mendoj se do të kualifikohemi. Hapi i parë është të përfundojmë në vendin e tretë në Premier Ligë dhe ky është objektivi kryesor”. Pep duhet ta ngrejë ekipin pas zhgënjimit në finalen e Kupës FA kundër Kristal Palasit të shtunën: “Luajtëm një finale vërtet të mirë, por jo mjaftueshëm për ta fituar dhe tani kemi dy ndeshjet e fundit. Nuk e pashë ndeshjen. Fokusi im është Bornmëthi. Ndoshta sonte do të shoh disa imazhe, por mbrëmë dhe këtë mëngjes isha i përqendruar te Bornmëthi”.

ANDROKLI DRALO-PANOR

Next Post

​Nesër mund të mësohet kampioni i ri i Kosovësl

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.