• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija pritet të largohet nga skuadra e Freiburgut këtë verë dhe gjasat janë të mëdha të rikthehet te Karlsruheri, ekip që bën gara në Bundesligën 2.

Bëhet e ditur se Karlsruheri ka shprehur interesim për 26-vjeçarin, i cili këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël tek Freiburgu dhe nuk është në planet e klubit nga Bundesliga. Muslija ka regjistruar 9 paraqitje në Bundesligë për Freiburgun, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028 kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro.

Muslija është zhvilluar si futbollist tek Karlsruheri, ku ka debutuar me ekipin e parë por u largua në vitin 2018 për ta vazhduar karrierën tek Hannoveri, Paderborni dhe Freiburgu, skuadër që iu bashkua në janar të vitit 2024.

Ai ka debutuar me Kombëtaren e Kosovës në shtator të vitit 2019 dhe deri më tani ka regjistruar 28 paraqitje, ku ka shënuar 1 gol.

Next Post

Dokumentari për Vinicius tërbon Valencian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.