• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rrëfimi i kapitenit, Lautaro: Interi është sinonim i pasionit, do të fitojmë Botërorin

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Jam shumë i emocionuar që do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve. Më kujton shumë Botërorin e vërtetë”. Kjo është fjala e Lautaro Martinezit, i intervistuar nga FIFA në prag të kompeticionit të rëndësishëm që do të zhvillohet në SHBA, ku do të marrin pjesë edhe zikaltrit.

lautaro

“Do të jetë një eksperiencë unike dhe fantastike. Është hera e parë që zhvillohet ky kompeticion dhe me këtë format. Ndeshja e parë është interesante sepse do të ketë shumë tifozë në një stadium të madh. Mua më pëlqejnë sfida të tilla. Më shtyjnë shumë tifozët që të bëj ndeshje pozitive. Shpresoj që të jetë diçka e mirë për ne”, tha Lautaro.

RIVER PLEJT- “Sigurisht që do të jetë ndeshje e bukur për Interin. Unë jam përballur me ta kur kam luajtur në Argjentinë dhe aty janë një ekuip i jashtëzakonshëm. Janë të njohur në të gjithë botën. E dimë shumë mirë çfarë do të thotë të luash kundër tyre. Do të jetë diçka argëtuese. Disa prej lotjarëve i njoh sepse i kam shokë në kombëtare”.

INTERI- “E kam thënë disa herë që ne do të luajmë patjetër për të triumfuar. Historia e klubit tonë na dikton që të bëjmë gjithçka në fushën e lojës për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni”.

KLUB SPECIAL- “Interi është sinonim i pasionit. Për mua kjo është fjala e duhur që e karakterizon ekipin tonë. Është çështje pasioni për fanellën, për klubin dhe për tifozë. Ata na qëndrojnë pranë në çdo moment dhe na mbështesin. Fitorja e titullit kampion sezonin e kaluar ishte diçka e jashtëzakonshme, ku na mbështetën dhe festuam të gjithë bashkë”.

LIDER- “Unë bëj detyrën time në fushën e lojës, por ne jemi një grup i fortë brenda dhe jashtë fushës. Kjo e bën Interin një skuadër speciale”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pepe Reina tërhiqet nga futbolli aktiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.