• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Teuta nuk ka nisur ende ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri

20/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Teuta nuk ka nisur ende ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, edhe pse largimet kanë nisur. Gjithçka është në varësi të vendimit të presidentit Hasanbelliu për të ardhmen, pasi ai ka refuzuar një ofertë fillestare për shitjen e klubit.

Teuta arriti të mbiojetonte në Abissnet Superiore falë 16 pikëve të grumbulluara në fazën e katërt të kampionatit, po aq sa Elbasani e më shumë se çdo skuadër tjetër. Menjëherë pas përfundimit të kampionatit, nga klubi ka pasur largime, duke nisur me portierin Tafas e mbrojtësin Zogo, por puna për ngritjen e skuadrës për sezonin e ri nuk ka nisur ende, ndoshta në pritje edhe për të parë nëse klubi do të ndryshojë pronësi.

Në shtyp ka pasur raportime për oferta milionëshe në adresë të presidenti Hasanbelliu për shitjen e klubit, ofertë që fillimisht është refuzuar. Refuzimi nuk është përfundimar, çka do të thotë se presidenti është i hapur për bisedime për një ofertë të përmirësuar e që mund të mos jetë detyrimisht për shitjen e të gjitha aksioneve, por të një pjese të tyre, qoftë edhe shumicë, duke i lejuar Hasanbelliut mbajtjen e një përqindjeje të rëndësishme.

Ndërkohë, dhe pse nuk ka pasur emra për blerësit e rinj, kanë nisur menjëherë hamendësime se si mund të jetë Teuta e sezonit të ardhshëm, duke përmendur dyshen Orges Shehi e Tefik Osmani në qendër të projektit, i pari si trajneri e i dyti si drejtor sportvi, pas largimit nga Vllaznia.

Gjithsesi gjithçka mbetet ende në nivel spekulimesh, pasi më parë duhet që Hasanbelliu të vendosë nëse do të vazhdojë me drejtimin e klubit.

Next Post

Përplasja me presidentin kushton shtrenjtë, Roma gati të përfitojë për trajnerin e Premier Ligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.