Wednesday, 13. May 2026
Sport

Reali me sytë nga Botërori i klubeve, Fede Valverde: E mbyllim sezonin me triumf

GS 20/05/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde e ka bërë të qartë se skuadra do ta mbyllë me fitore sezonin me ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Sociedadit. Në një intervistë për mediat spanjolle ai ka përgëzuar dhe dy shokët e ekipit, Mbape dhe Bellingfam të cilët shënuan dy golat e fitores në Sevilje.

bandicam 2025-05-20 18-40-29-516

“Goli i dytë tregon se lojtarët e rinj punojnë shumë dhe kështu vijnë shpërblimet. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë së bashku. Ka mbetur edhe një ndeshje, e fundit me tifozët tanë dhe në stadiumin tonë, dhe duhet t’i themi lamtumirë La Ligës me një fitore”, deklaroi ai.

Sikurse Bellingam, edhe uruguaiani ka deklaruar se mezi pret Kupën e Botës për Klube. “Jam vërtet i emocionuar dhe krenar që përfaqësoj Madridin në këtë garë. Do të përpiqemi ta fitojmë dhe t’u japim tifozëve një tjetër titull”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: