Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rafinja i përgjigjet ofertës faraonike me kontratën e re, sulmuesi brazilian konfirmon besnikërinë ndaj Barcelonës

GS 20/05/2025 1 Min. Lesezeit

Rafinja do të rinovojë kontratën me Barcelonën. Braziliani ka rënë dakord për zgjatjen deri në vitin 2028, ndërsa ajo aktuale përfundon në vitin 2027.

rafinja

Sulmuesi anësor i thotë kështu jo kontratave faraonike, që vinin nga Arabia Saudite. I afruar në verën e vitit 2022, Barcelona shpenzoi rreth 60 milionë euro për transferimin nga Lids.

Rafinja kaloi një sezon të mrekullueshëm. Plot 34 gola dhe 25 asiste në 56 ndeshje e bëjnë një ndër favoritët për Topin e Artë.

Ky rinovim ndërkohë vjen pas fitimit të tre trofeve. Barcelona këtë sezon mori titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: