Merr fund një tjetër epokë e lavdishme te Real Madrid. Lukaz Vazkez, bëhet gati t’i japë lamtumirën “los blancos”, ku nisi karrierën në akademi që në vitin e largët 2007.
“Relevo” bën të ditur se futbollisti spanjoll do të luajë edhe në Botërorin e Klubeve para se të largohet nga klubi i tij i zemrës, pasi nuk është gjetur akordi për rinovimin e kontratës dhe rolin që do të kishte ai në projektin e ri. Reali ka përforcuar krahët e mbrojtjes me Trent Aleksander-Arnold dhe për Vazkez do të ketë pak hapësira.
Kështu, ai do të nisë një eksperiencë të re larg Realit në vitet fundit të karrierës, pasi spanjolli ka ndër mend që në moshën 33-vjeçare të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit aktiv.
Ai ka fituar thuajse gjithçka me fanellën e Realit, përfshirë 5 Liga Kampionesh dhe katër tituj në La Liga.
PANORAMASPORT.AL