Trajneri Uill Still, ka njoftuar largimin e tij nga francezët e Lens me qëllim kthimin në Angli për të qenë me partneren e tij, gazetaren e Sky Sports, Ema Saunders, e cila po kalon një periudhë të rëndë pas diagnostifikimit me kancer.
“Dua të kthehem në Angli për disa arsye, por kryesore është të jem pranë partneres sime”, shpjegoi ai në një konferencë shtypi.
Disa media angleze raportojnë së fundmi se ai është në bisedime të avancuara me Sauthamptonin, të cilët po kërkojnë një zëvendësues për Ivan Juriç, pas rënies nga Premier Liga.
Nëse rikthimi i tij në stol konfirmohet, ai do të jetë shumë më afër Emës, në këtë luftë që partnerja ka nisur me jetën.
PANORAMASPORT.AL